Januzaj në finale të Kupës së Spanjës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Adnan Januzaj me Real Sociedadin ka arritur në finale të Kupës së Spanjës.

Sociedadi triumfoi 1:0 si mysafir i klubit të Kategorisë së Dytë të Spanjës, Mirandes, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Spanjës. Ndeshjen e parë Sociedadi e fitoi me rezultatin 1:0.

Januzaj luajti tërë ndeshjen dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Ai pati disa raste shënimi, ndërsa qëlloi traversën në minutën e 47-të.

Sociedadi në finale të Kupës do ta pres fituesin e përballjes mes Granadas e Athletic Bilbaos.

Për Sociedadin është hera e gjashtë që gjendet në finale të Kupës së Spanjës. Së fundi në finale ishte më 1988. 

Share This Article