Japonezët zgjasin pushimet për Vitin e Ri për shkak të pandemisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kohët e jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme.

Për këtë po mendon qeveria japoneze përmes ministrit të ngarkuar për menaxhimin e urgjencës Covid-19, Yasutoshi Nishimura, i cili nxiti ndërmarrjet në vend të zgjasin së paku një javë pushimet e fundvitit për të kufizuar përhapjen e virusit.

Bazuar në indikacionet e reja, të cilat janë të pashembullta tradicionalisht dhe jo shumë bujare për sistemin japonez të punës, punonjësit, në vend që të kthehen në punë më 4 janar, do të duhet të zgjasin pushimet e tyre deri më 12 janar.

Viti i Ri në Japoni është festa më e madhe publike.

Qeveria po shqyrton gjithashtu mënyra për të shmangur tubimet në vizitat e zakonshme në tempujt Shinto gjatë natës së 31 dhjetorit.

Deri më sot Japonia ka 96 500 raste në të gjithë vendin dhe 1 700 vdekje.

Megjithëse vendi duket se ka arritur të zvogëlojë ndjeshëm javët e fundit transmetimin e virusit, ekspertët nuk përjashtojnë një kthesë të re të infeksionit.

Share This Article