Japoni: “Lojrat Olimpike Verore 2020 do të mbahen në kohë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se Lojërat Olimpike Verore të vitit 2020 në Tokio do të mbahen ashtu siç është planifikuar, përkundër shpërthimit të Coronavirusit të ri (COVID-19). “Nuk jemi në një situatë në të cilën duhet të shpallim gjendje të jashtëzakonshme”, tha Abe për agjencinë e lajmeve Kyodo.

Ai gjithashtu tha se Japonia shpreson të kapërcejë përhapjen e infeksionit dhe do të koordinojë aktivitetet ngushtë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Japonia ka 716 raste të konfirmuara dhe ka regjistruar 21 vdekje nga virusi.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi i njohur si COVID-19 është përhapur në rreth 150 vende dhe territore, duke shkaktuar mijëra të vdekur.

Share This Article