Rastet e sindromës së shokut toksik streptokoksik (STSS), një gjendje e shkaktuar nga një sëmundje potencialisht vdekjeprurëse “mishngrënëse” , po përhapen me një ritëm rekord në Japoni, raportoi transmetuesi publik NHK të mërkurën.
Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive të Japonisë ka regjistruar rreth 801 raste me STSS këtë vit, që nga 5 maji. Shifra është gati tre herë më e lartë se infeksionet e regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, Japonia raportoi mbi 500 raste të STSS, treguan të dhënat.
Sindroma, e cila ka një shkallë vdekshmërie deri në 30%, ndodh kur infeksioni përhapet në të gjithë trupin. Ekspertët thonë se bakteri është quajtur ‘ngrënës i mishit’ për shkak të nekrozës së gjymtyrëve dhe dështimeve të shumta të organeve. Simptomat e shkaktuara nga STSS përfshijnë dhimbje të fytit, ethe, diarre, të vjella dhe letargji.
Virusi prek më së shumti njerëzit në të tridhjetat ose më të vjetër. Në disa raste, sipas mjekëve, sëmundja mund të kthehet në vdekjeprurëse, veçanërisht tek të moshuarit.
Rastet në Japoni janë të lidhura me një lloj të veçantë të Streptokokut të grupit A të quajtur M1UK, thonë ekspertët mjekësorë.