Japonia dhe Australia i kërkojnë njerëzve që të fikin dritat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndryshimet klimatike po shkaktojnë një krizë energjetike.

Aq sa Japonia, një fuqi botërore, u ka kërkuar banorëve që të fikin dritat nga ora 15:00 deri në 20:00.

Një masë e promovuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka paralajmëruar mungesën e energjisë për zonën që shërbehet nga Tokyo Electric Power Company Holdings, Inc.

Për shkak të nxehtësisë së madhe, kërkesa për energji elektrike të mërkurën pritej të ishte afër pikut të verës dhe ministria bëri thirrje për kursime “të arsyeshme” të energjisë.

Gjatë natës, me uljen e sasisë së energjisë elektrike nga energjia diellore, fabrikat dhe objektet e tjera vazhdojnë të funksionojnë, ndërkohë që rritet edhe konsumi i energjisë elektrike në familje.

Gjatë fundjavës, temperatura në Tokio i kaloi 35°C, ndërsa qyteti Isesaki, në veriperëndim të kryeqytetit, regjistroi një rekord prej 40,2°C, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në qershor për Japoninë.

Edhe qeveria e Australisë u ka thënë banorëve të Uellsit të Ri Jugor, shteti që përfshin qytetin më të madh të vendit, Sidnein, se nuk duhet të përdorin energji elektrike ndërmjet orës 18:00 dhe 20:00. Në rastin e Australisë, kjo ka ardhur nga vala e të ftohtit.

Share This Article