Japonia fillon dërgesat e gazit në Evropë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria japoneze konfirmoi gatishmërinë për të ofruar një pjesë të rezervave të saj të gazit natyror për të zbutur krizën energjetike në Evropën e përfshirë nga tensionet gjeopolitike mbi çështjen ukrainase.

Dje, ministri japonez i Ekonomisë, Koichi Hagiuda u takuan me përfaqësuesen e BE-së në Japoni, Patricia Flor, si dhe ambasadorin e ri amerikan, Rahm Emanuel, duke i siguruar  për furnizimet me gaz.

”Në Evropë muajin e ardhshëm do të mbërrijnë disa cisterna të gazit natyror të lëngshëm’’, theksoi Hagiuda pa specifikuar sasitë e pritshme.

Tokio do t’u kërkojë kompanive vendase për të vënë në dispozicion furnizime për Kontinentin e Vjetër duke garantuar se edhe rezervat për vendin do të ishin të mjaftueshme.

Japonia, e privuar nga lëndët e para, deri në vitin 2021 ishte importuesja e parë e gazit në botë, dhe sipas analistëve, kontributi i saj do të jetë i limituar për të mos prekur autonominë e saj.

Kriza ruso-ukrainase mund të ofrojë një treg të ri për SHBA-në, që në pak muaj është bërë një nga eksportueset më të mëdha të gazit natyror në botë.

Share This Article