Japonia var autorin e ngjarjes më tragjike të vendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Japonia ka ekzekutuar me varje Tomohiro Katon, i njohur gjithashtu si “vrasësi i Akihabarws”, 14 vite pasi ai hyri në qendrën e teknologjisë Akihabara me një kamion dhe vrau 7 persona dhe plagosi 7 të tjerë.

Ministria Japoneze e Drejtësisë njoftoi se ekzekutimi është kryer në qendrën e paraburgimit në Tokio.

39-vjeçari Kato u dënua me varje në vitin 2011, megjithëse masakrën e kreu në qershor të vitit 2008. Ngjarja është një nga më tragjiket në historinë e Japonisë. Kato u arrestua në vendin e ngjarjes dhe rrëfeu para autoriteteve se ai kishte shkuar në Akihabara për të vrarë njerëz, “nuk kishte rëndësi se kë”.

“Ky është një rast shumë i dhimbshëm, që pati pasoja shumë të rënda dhe tronditi shoqërinë”, tha ministri i Drejtësisë, i cili shpjegoi gjithashtu se Kato bëri “përgatitje të përpiktë” për sulmin.

Share This Article