Kosova
Jashari: Në bashkëpunim me aleatët jemi gati t’i shërbejmë paqes dhe të parandalojmë luftërat
Në kuadër të konferencës vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, theksoi angazhimin e vazhdueshëm të FSK-së në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve të reja dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë.
Jashari e vlerësoi mbështetjen e partnerëve si thelbësore për suksesin e FSK-së, duke shprehur se projektet e përbashkëta janë duke avancuar përmes koordinimit të vazhdueshëm. “Mbështetja e juaj deri në këtë fazë ka qenë thelbësore në zhvillimin e forcës së sigurisë dhe së bashku e kemi shndërruar në histori suksesi,” u shpreh ai.
Një nga prioritetet kryesore të FSK-së është përkushtimi ndaj trajnimeve dhe stërvitjeve ekskluzivisht me shtetet anëtare të NATO-s.
“Ky është tregues i seriozitetit tonë për fokusin tonë strategjik për anëtarësimin në Aleancën më të rëndësishme ushtarake në botë. Përderisa përgatitemi të hyjmë në një fazë të fundit të tranzicionit, ne gjithashtu hyjmë në një fazë komplekse të zhvillimit të aftësive të reja dhe mirëmbajtjes së kapaciteteve aktuale”, u shpreh ai.
Gjenerallejtënant Jashari theksoi rëndësinë e gatishmërisë për të përmbushur misionet kushtetuese dhe ligjore, si dhe për të mbështetur Aleancën në sfidat e sigurisë rajonale dhe globale.
“Prandaj, është thelbësore që të vazhdojmë të kemi përkrahjen tuaj dhe së bashku të rrisim kapacitetet tona të gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë për reagim në kohë. Vetëm kështu mund të jemi gati që t’i shërbejmë paqes dhe të parandalojmë luftërat,” përfundoi ai.
Kosova
Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë
Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja kanë fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës që u mbajtën këtë të diel.
Kryeministri në detyrë po udhëheq me mbi 50% të votave, mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.
Ndërkohë në Prishtinë ka nisur festa.
Kosova
Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.
Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.
Kosova
KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë
Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.
Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.
NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.
KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.
Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.
Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).
Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania13 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania13 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
Albania14 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK13 hours agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Kosova15 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
-
Bota13 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
