Jason Derulo kapet mat në Tiranë, duke darkuar me një vajzë misterioze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop, Jason Derulo performoi live dy ditë më parë në Tiranë.

Performancat e artistit ndërkombëtar amerikan, njihen tashmë mbarë botën për energjinë e lartë, kërcimet mbresëlënëse në skenë dhe vokalin e fuqishëm.

Artisti solli për publikun shqiptar hite nga më të vjetrat që i përkasin viteve 2009, deri tek ata të publikuara këtë vit.

Përveç koncertit në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, këngëtari me famë botërore, Jason Derulo,  është parë të darkojë me një vajzë misterioze në një nga restorantet e Tiranës.

Derulo 35 vjeç, është i njohur për hitet globale si “Want to Want Me”, “Talk Dirty”, ‘Swalla”, etj.

Share This Article