Java e Asamblesë së Përgjithshme të OKB/ Begaj: Moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Bajram Begaj thekson se Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar. Presidenti u nis një ditë më parë drejt New York-ut, i cili do të kryesojë delegacionin shtetëror të Shqipërisë në Asamble.

“Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB po fillon. Ky është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar, mbushur me takime bilaterale dhe diskutime me liderë të tjerë botërorë.”, ka shkruar Presidenti i Republikës përmes një postimi në Facebook.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=281282908010820&set=a.105156905623422&type=3&ref=embed_post

Begaj do të mbajë fjalën në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara së bashku me kryetarët e qeverive të 193 vendeve anëtare të OKB-së. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm në New York.

Share This Article