“Java e Flamurit” në Gjirokastër, vizitat në muzeume pa pagesë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në javën e Festave të Nëntorit, bashkia Gjirokastër ka çelur dyert e muzeumeve, pa pagesë për vizitorët.

Sipas kryetarit të bashkisë Flamur Golemi, në periudhën 22-29 Nëntor, çdo qytetar apo turist që dëshiron të vizitojë muzeumet në qytetin e gurtë, nuk do të paguajë vlerën monetare të biletës, pasi hyrja ofrohet falas për vizitorët.

“Në atmosferën e festave të 28-29 Nëntorit, bashkia po organizon një program të larmishëm aktivitetesh të titulluar “Java e Flamurit”. Organizimi i koncerteve, Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Iso-Polifonisë, ekspozitave, promovime librash, shfaqje filmash, etj po krijojnë një atmosferë festive duke gjallëruar qytetin e Gjirokastrës”, shprehet Golemi.

Share This Article