Qeveria britanike e Boris Johnson është e gatshme të vendosë në tryezë një reagim të rëndësishëm politiko-ekonomik, me burime dhe masa të jashtëzakonshme në rast të një Brexit pa marrëveshje, bëri të ditur sekretari i Thesarit, Sajid Javid.
Javid, gjatë një interviste në BBC, ka përmendur gjithashtu masat që do të merren për të mbështetur biznesin.
Ai gjithashtu theksoi se do të ketë ndërhyrje ”ad hoc”, të pavarura nga Banka e Anglisë, për të mbrojtur sistemin bankar britanik./ATSH/