Granit Xhaka zyrtarisht është lojtari më i ri i Sunderland-it i cili pas dy vitesh u rikthye në ligën angleze.
Një transferi të tillë iu gëzua edhe babai i lojtarit, Ragip Xhaka i cili mes emocionesh i ka uruar çdo të mirë Granitit, për të cilin thotë se asnjëherë nuk ka zgjedhur rrugën më të lehtë.
Duke përmendur ofertat nga ekipe të mëdha, Ragip Xhaka, mes të tjerash, thotë se i biri është lider i lindur dhe i pathyeshëm
“Tani, edhe njëherë, do t’ju tregosh të gjithëve se je lider i lindur, i pathyeshëm, dhe gjithmonë i denjë për më të mirën!”.
Kujtojmë se Granit Xhaka ka vendosur të rikthehet në Premier League pas 2 vitesh aventurë te Bayer Leverkusen.
Ai bëri transferimin e tij te skuadra e sapongritur në elitën e futbollit anglez, Sunderland.
Kjo do të jetë skuadra e tij e dytë në Angli, pasi që më parë kishte qenë pjesë e Arsenalit në periudhën 2016-2023./gazetametro.net