“Je për zgjidhje, e jo për kriza të reja”, Haradinaj-Kurtit: Ndërprit procedurën e rrëzimit të kryetarëve me peticion

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, të ndërpresë procedurën e “rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion”. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj i drejtohet Kurtit që të vijojë me një strategji të re.

Postimi:

Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion.

Vazhdo me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve. Ashtu do të binden edhe aleatët se je për zgjidhje, e jo për kriza të reja në veri të vendit.

Share This Article