‘Je si burrë…’/ Plas debati mes Santianës dhe Lumbardhit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk ka qetësi në shtëpinë e “Banorët e Big Brother VIP Kosova”. Santiana dhe Lumbardhi teksa po qëndronin në oborr kanë debatuar me njëri-tjetrin, ndërsa nuk kanë munguar as etiketimet.  Lumbardhit nuk i kanë pëlqyer sjelljet e Santianës ku i ka thënë se ‘është si burrë’.

Por, kjo e fundit i është kthyer me zë të lartë duke i thënë se është më burrë se plot burra në shtëpinë e ‘BBVK’.

“Jam më burrë se plot burra këtu dhe jam e lumtur për këtë, se nuk ka pas burrë me më rritë, jam rritë vet”, ka thënë Santiana e revoltuar.

Debati i tyre ka vazhduar përgjatë gjithë ditës, ndërsa nuk ka munguar ndërhyrja e disa banorëve të tjerë.

Share This Article