Jean Paul Sartre ishte i pari fitues i cili vullnetarisht refuzoi Çmimin Nobel në Letërsi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Gjergj Erebara

Jean Paul Sartre ishte i pari fitues i cili vullnetarisht refuzoi Çmimin Nobel në Letërsi. Sartre u shpall fitues më 1964, por deklaroi se ai gjithmonë pati refuzuar nderimet zyrtare, si p.sh., ai pati refuzuar një medalje të ofruar nga qeveria e Francës për rolin e tij si pjesë e rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dekada më vonë, partnerja e Sartre, Simone de Beauvoir, dha një shpjegim pak më të komplikuar se sa ky për refuzimin, kur e cilësoi dhënien e Nobelit si njëfarë komploti që synonte të portretizonte Sartre si pjesë e elitës, shkrimtar të vlerësuar, pavarësisht aktivitetit të tij politik kontrovers, i cili i pati shpëtuar vetëm dy vite më parë një atentati me bombë, supozohet, për shkak të mbështetjes për pavarësinë e Algjerisë.

Ka pasur vetëm një rast tjetër refuzimi, ai i Boris Pasternak më 1958. Në këtë rast, shkrimtari rus refuzoi pasi “u konsultua” të mos e pranonte nga autoritetet sovjetike.

Sartre mori Çmimin Nobel me motivationin: “për punën e tij e cila, e pasur me ide dhe e mbushur me frymën e lirisë dhe kërkimit të së vërtetës, ka ushtruar ndikim të gjerë në epokën tonë.

Share This Article