Jeff Bezos njeriu më i pasur në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jeff Bezos ka rikthyer titullin e tij si njeriu më i pasur në botë, duke ja marrë Elon Muskit këtë epitet që e mbajti për rreth 6 javë.

Musk humbi rreth 4.5 miliardë dollarë të martën pasi aksionet e Teslas ranë 2.4 për qind, e cila ishte e mjaftueshme që ta vendoste atë në vendin e dytë në rangimin e indeksit në Bloomberg Billionaires.

Të dhënat thonë se Bezos ka 191 miliardë, krahasuar me Musk i cili ka 190 miliardë.

Ndërkaq Bill Gates është njeriu i tretë më i pasur në botë me pasuri prej 137 miliardë dollarë.

Share This Article