Jehonë fitores së Tiranës në Tbilisi, ndeshje ferri për Crvena Zvezdën javën tjetër në Shqipëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat serbe i kanë bërë jehonë fitores së Tiranës në Tbilisi përballë kampionëve gjeorgjiane. Javën tjetër Crvena Zvezda, ekipi i Beogradit udhëton drejt Tiranës për një derbi ballkanik të vlefshëm për raundin e dytë të Champions League.

Nga Blic tek Mondo dhe Danas, pothuajse të gjitha mediat serbe kanë shkruar për fitoren e Tiranës dhe përballjen e ardhshme me të gjitha gjasat në ”Air Albania Stadium”. Por më interesant është artikulli i Kurir. Sipas saj, në Tiranë do të jetë një ndeshje ferri dhe paralajmërohet se do të ketë tensione.

Kurir shkruan se mjafton të kujtohet ndeshja ‘famëkeqe’ e 14 tetorit 2014 në Beograd kur ndeshja u ndërpre nga droni i Ismail Morinës në minutën e 42′ mbi qiellin e stadiumit të Partizanit të Beogradit, dhe më pas gjithçka degjeneroi në dhunë. CAS i dha fitoren në tavolinë Shqipërisë 0-3, kurse në ndeshjen e kthimit në Elbasan, aty ku nuk pati tensione Serbia fitoi 0-2. Gjithsesi Shqipëria arriti të kualifikohet për në EURO 2016 kurse Serbia jo.

Sa i përket Tirana- Crvena Zvezda, ndeshja sipas UEFA-s do të luhet në Air Albania Stadium, më 25 gusht në orën 20:00 dhe është vetëm një ndeshje. Avantazh i Tiranës që luan në Shqipëri por pa tifozë./BW/

Share This Article