“Jemi në kulmin e betejës, nuk na ndal asgjë”, Netanyahu i prerë: Ushtria izraelite do të ecë përpara, do të fitojmë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot se trupat izraelite janë vendosur në Gaza dhe se ndodhen në “kulmin” e betejës.

“Jemi në kulmin e betejës. Kemi pasur suksese mbresëlënëse. Asgjë nuk do të na ndalojë. Ne do të ecim përpara, do të avancojmë dhe do të fitojmë. Këtë do ta arrijmë me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e luftëtarëve tanë heroikë”, tha Netanyahu.

Ushtrisë izraelite do t’i duhet të përballet me një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore, të cilat Hamasi tashmë i ka përdorur për të nisur sulme të befasishme kundër ushtarëve.

Izraeli urdhëroi më shumë se një milion njerëz në veri të territorit, ku ndodhet qyteti i Gazës, të evakuohen në jug përpara ofensivës tokësore. Megjithatë vetëm në spitale, 117,000 civilë mbeten të strehuar përkrah pacientëve dhe mjekëve, sipas zyrës humanitare të OKB-së, OCHA.

Share This Article