Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Dr. Majid Al-Ansari, thotë se Katari nuk është i përfshirë në asnjë përpjekje SHBA-Iran për t’i dhënë fund luftës.
Ai thotë se “fokusi ynë është në përfundimin e sulmeve ndaj vendit tonë dhe mbrojtjen e territorit tonë”.
I pyetur nëse Katari mund të ketë ndonjëherë marrëdhënie normale me Republikën Islamike të Iranit pas këtyre sulmeve ndaj shteteve arabe të Gjirit. Përgjigja e tij ishte, në fakt, po, ne nuk mund ta ndryshojmë gjeografinë.
Al-Ansari pyetet nëse beson se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e ka “karakterizuar saktë natyrën e bisedimeve që ai thotë se Uashingtoni po zhvillon me Teheranin”.
Në përgjigje, al-Ansari thotë: “Duhet t’i pyesni ata që janë të përfshirë në bisedime. Siç e thashë shumë qartë një minutë më parë: ne nuk jemi të përfshirë në këto bisedime. Shqetësimi dhe fokusi ynë tani është mbrojtja e vendit tonë.
Al-Ansari konfirmon se nuk ka pasur raketa apo dronë nga Irani të drejtuara drejt Katarit që nga e enjtja e kaluar, por thotë se “jemi ende në syrin e stuhisë”.
“Herën e fundit që qëndrova këtu në këtë podium menjëherë pasi mbarova, pati dy sulme”, thotë ai, duke shtuar se ende ka sulme iraniane ndaj “fqinjëve tanë këtu në Gjirin Persik”.
Ai thotë se ata “janë kundër çdo sulmi ndaj infrastrukturës civile”.
“Qëndrimi ynë është mbrojtës. Kemi pasur më shumë se 200 sulme me dronë. Ne rezervojmë të drejtën për t’u përgjigjur. Ende nuk është marrë asnjë vendim nëse do të hakmerremi. Mbi 90% e sulmeve janë kapur”, përfundoi ai.


