The Guardian raporton se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski është dashur ta ndërpresë telefonatën me presidentin e Këshillit Evropian, Charls Michel.
Krejt kjo sipas burimeve për shkak se vendodhja e Zelenskit dukej se ishte nën sulm.
Telefonat është realizuar të premten në mbrëmje.
“Presidentit iu desh ta ndërpresë telefonatën, ai tha: “Charles Charles Charles, duhet të ndaloj se jemi nën zjarr”, citon The Guardian të ketë thënë një zyrtar i BE-së.
Në anën tjetër në Bruksel është duke u admiruar udhëheqja e presidentit, Volodymyr Zelenski në këtë kohë të vështirë për popullin e tij.