Jep dorëheqje edhe një ministre e qeverisë britanike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e kryeministrit britanik, Boris Johnson, ishte në rrezik nga rënia mbrëmjen e së shtunës pasi ministrja e punës dhe pensioneve, Amber Rudd dha dorëheqje nga kabineti dhe u tërhoq nga Partia Konservatore.

Ajo tha se nuk mund të qëndronte më tutje përderisa deputetët besnikë u dëbuan nga partia.

Në letrën e dorëheqjes, ajo e akuzoi kryeministrin Johnson për sulm ndaj demokracisë dhe vandalizëm politik për shkak të përjashtimit të 21 anëtarëve të Partisë Konservatore, të cilët i dhanë mbështetje një projektligji për parandalimin e Brexit-it pa marrëveshje.

Rudd i tha kryeministrit se i është bashkuar kabinetit qeveritar në mirëbesim, duke pranuar se largimi nga BE-ja pa marrëveshje ka mundur të jetë në tavolinë. Por ajo tha se “megjithatë, nuk besoj më që largimi nga Bashkimi Evropian me marrëveshje është objektivi kryesor i qeverisë”.

Ajo shtoi se ka vërejtur shpenzim të madh të energjisë nga qeveria për përgatitje për Brexit pa marrëveshje, por nuk e ka parë të njëjtin intensitet kur ka qenë fjala për bisedimet me Bashkimin Evropian.

Share This Article