Jep dorëheqje ministri britanik për shkak të masave anti-Covid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brexit, Lord Frost, ka dhënë dorëheqje nga kabineti, raporton “Mail on Sunday”.

Lord Frost, i cili ka udhëhequr negociatat me BE-në, thuhet se javën e kaluar ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kryeministrit britanik, Boris Johnson. Por Mail on Sunday raporton se ai ishte bindur të qëndronte deri në janar.

Gazeta raportoi se ajo që nxiti vendimin e Lord Frost-it ishte futja e masave të coronavirusit të planit B, duke përfshirë zbatimin e certifikatave të coronavirusit. Gjithashtu thuhet se ai ishte zhgënjyer nga rritja e taksave dhe kostoja e politikave neto zero.

Ai kohët e fundit është përfshirë në raunde të tensionuara bisedimesh me nënpresidentin e Komisionit Evropian Maroš Šefčovič, ndërsa Britania e Madhe dhe BE-ja përpiqen të mbyllin boshllëqet në marrëveshjet pas Brexit. 

Share This Article