Jep dorëheqjen Jason Greenblatt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jason Greenblatt, këshilltari special i Donald Trump, i ngarkuar me hartimin e një plani paqeje për një zgjidhje të konfliktit izraelo-palestinez, njoftoi sot dorëheqjen.

Greenblatt theksoi në një komunikatë se ka qenë një privilegj për atë të punonte në Shtëpinë e Bardhë.

Përkrah, Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan, Greenblatt kishte detyrën e rëndë për të propozuar pista për t’i dhënë fund konfliktit shumë vjeçar.

Në muajin gusht, ai kishte njoftuar se ky plan nuk do të prezantohej para zgjedhjeve legjislative në Izrael, parashikuar më 17 shtator./ATSH/

Share This Article