Jep dorëheqjen Kryeministrja e Skocisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Scotland's First Minister, and leader of the Scottish National Party (SNP), Nicola Sturgeon, speaks during a press conference at Bute House in Edinburgh where she announced she will stand down as First Minister, in Edinburgh on February 15, 2023. - Scotland's First Minister Nicola Sturgeon announced Wednesday her resignation after more than eight years leading its devolved government, in a shock move jolting British politics on both sides of the border. (Photo by Jane Barlow / POOL / AFP) (Photo by JANE BARLOW/POOL/AFP via Getty Images)

Ka qënë një dorëheqje surprizë ajo e kryeministres së Skocisë Nicola Sturgeon pas më shumë se  tetë vitesh në detyrë.

Në një konferencë për shtyp ajo  bëri të ditur se do të mbetet  në post derisa të gjendet një pasardhës.

“Që në momentin e parë në këtë punë, kam besuar se pjesë e të shërbyerit mirë është edhe të dish, se kur është koha e duhur për t’i hapur rrugën dikujt tjetër. Dhe kur të vij ajo kohë, të kesh guximin për ta bërë këtë, edhe pse  për shumë njerëz në të gjithë vendin dhe në partinë time, mund të mendojnë se  është shumë shpejt. Në mendjen dhe në zemrën time e di se koha është tani, se është gjëja e duhur për partinë dhe vendin tim.”

Që kur mori detyrën nga lideri historik pro pavarësisë, Alex Salmond pas humbjes në referendum për shkëputjen e Skocisë nga Britania e Madhe, ajo mbeti e pasfiduar në krye të partisë gati një dekadë.

Sturgeon pësoi një goditje politike në Nëntor kur Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vendosi që qeveria e saj nuk mund të mbante një referendum të dytë pa miratimin e parlamentit britanik.

Share This Article