Jepet leja përfundimtare për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komuna e Prishtinës i është përgjigjur pozitivisht Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) për kërkesën e saj drejtuar institucionit lokal për leje-ndërtim të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës sot ka marrë vendimin për leje ndërtimi për Xhaminë qendrore në kryeqytet.

Sipas vendimit që e mbanë datën 13 qershor, Bashkësisë Islame i lejohet ndërtimi i kompleksit “Xhamia Qendrore” në Prishtinë.

“I LEJOHET kërkuesit, Bashkësisë Islame të Kosovës ndërtimi i Xhamisë në Lagjen Dardania në Prishtinë, në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës”, thuhet në vendimin e komunës së Prishtinës.

Lajmin për këtë leje për Telegrafin  ka konfirmuar edhe zëdhënësi i zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.

“Po, e vërtetë është, sot është dhënë leje përfundimtare për ndërtimin e xhamisë qendrore”, ka deklaruar Sadriu në një përgjigje për Telegrafin.

Ndërtimi i kësaj xhamie të madhe ka qenë kërkesë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që nga përfundimi i luftës, me argumentimin, se në xhamitë ekzistuese nuk ka vend për falje të besimtarëve musliman.

Bashkësia Islame kërkonte që Xhamia e Madhe të ndërtohet në qendër të Prishtinës, por Komuna e Prishtinës kishte vështirësi në gjetjen e lokacionit.

Pas shumë debatesh e negociatash që kanë zgjatur me vite, Komuna e Prishtinës dhe BIK-u u pajtuan që xhamia të ndërtohet në lagjen Dardania, në shesh-parkimin e Telekomit të Kosovës.

Guri themeltar i xhamisë është vendosur në vitin 2012, por që nga ajo kohë deri në fillimin e punimeve ka pasur vështirësi në realizimin e projektit nga BIK./Telegrafi/

Share This Article