‘Jepni paratë tuaja’, u thotë Billie Eilish miliarderëve(video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja amerikane Billie Eilish u bëri thirrje miliarderëve të “dhurojnë paratë e tyre”, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Innovator Awards” të Wall Street Journal në New York të mërkurën.

“Nëse je miliarder, pse je miliarder?” pyeti këngëtarja gjatë fjalimit të saj të pranimit të çmimit në një sallë ku merrnin pjesë miliarderët Mark Zuckerberg dhe George Lucas.

“Nëse keni para, do të ishte shumë mirë t’i përdornit për gjëra të mira, ndoshta t’ua jepnit disa njerëzve që kanë nevojë për to”, tha ajo.

Eilish zbuloi se do të dhuronte 11.5 milionë dollarë nga turneu i saj “Hit Me Hard and Soft” për organizata dhe bamirësi të ndryshme.

Share This Article