“Jeta është e padrejtë, na godet ku dhemb më shumë”, 22 vjeçari i vrarë në Britani, nipi i këngëtares së njohur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Lorik Abazi, 22 vjeçari shqiptar që u vra me thikë në Britani është nipi i këngëtares Ganimete Abazi, e njohur si Ganja.

Përmes një mesazhi prekës në Instagram, Ganja ka shprehur dhimbjen e saj.

Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë. Jeta shpeshherë është e padrejtë dhe godet aty ku dhemb më së shumti. Pusho në paqe, nipi jem, shpirti jem. Ne do të jetojmë me dhimbjen për ty, me kujtimet dhe dashurinë që na dhe”, shkruan Ganja.

Kujtojmë se policia britanike ka arrestuar dy vajza 25-vjeçare dhe një djalë 28-vjeç, si të dyshuar. Njëra prej vajzave është liruar më vonë me kusht.

Po ashtu, BBC raporton se të rinj të tjerë të moshës 21-vjeç janë gjetur me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse dhe janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në përleshje./vizionplus.tv

Share This Article