Studiuesja e Letërsisë dhe redaktorja e gazetës për art dhe kulturë – KultPlus, Jeta Zymberi, është emëruar sot me titullin “Ambasadore e Paqes” e rrjetit të njohur Global Socio-Economic and Financial Evolution Network, shkruan KultPlus.
Përmes rrjetit social Facebook, Zymberi ka bërë të ditur emërimin, duke shprehur mirënjohje për besimin dhe vlerësimin që i është bërë nga Prince Blessing Lawal si dhe për rekomandimin e Tahir Shabanit.
“Sot u nderova me titullin “Ambasadore e Paqes” nga organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network.
Faleminderit për besimin dhe vlerësimin!
Një falënderim i veçantë për rekomandimin dhe përkrahjen mikut të çështjes shqiptare Tahir Shabanit i cili sot më dorëzoi titullin”, ka shkruar Zymberi.