Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet braziliane kanë urdhëruar arrestimin paraprak të 38-vjeçarit Ervin Mata, i njohur edhe si një manjat shqiptar, i cili jeton në Brazil.

CNN Brazil bën të ditur se urdhër-arresti u lëshua më 11 mars, por dekreti u publikua vetëm më 23 shtator. Çështja po përpunohet në mënyrë konfidenciale në Gjykatën Federale Supreme (STF) si pjesë e një kërkese për ekstradim, ndërsa Ervin Mata nuk është arrestuar ende.

Qeveria shqiptare ka paraqitur një kërkesë në gjykatat braziliane për ekstradimin e biznesmenit. Në vendin e huaj, ai akuzohet për trafik droge, pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shoqatë kriminale.

Sipas qeverisë shqiptare, hetimet kanë mbledhur prova dhe tregojnë se biznesmeni koordinoi trafikimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë, në shtator 2020.

CNN Brazil i referohet edhe deklaratave të publikuara në mediat shqiptare, sipas të cilave, Mata është në kërkim ndërkombëtar që nga nëntori i vitit 2023. Besohet se ai ka fituar 81 milionë lekë, nga trafiku i drogës. I arratisuri dyshohet gjithashtu për organizimin dhe financimin e vrasjeve.

Në vendim, Ministri Alexandre de Moraes deklaron se paraburgimi synon të sigurojë ekzekutimin e çdo urdhri ekstradimi.

“DEKRETOJ arrestimin paraprak të ERVIN MATA-s, duke urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti, përmbushja e të cilit duhet t’i komunikohet menjëherë kësaj GJYKATE SUPREME, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit dhe përfaqësisë diplomatike të shtetit të interesuar”, urdhëron ministri. 

Share This Article