ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin 49 minutes ago
Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë 1 hour ago
Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve 1 hour ago
Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim 1 hour ago
Jim Carrey, nga 20 milionë dollarë për film në zhdukje nga Hollywood-i/ Historia e rënies së një ylli dhe tragjeditë që e ndoqën 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Jim Carrey, nga 20 milionë dollarë për film në zhdukje nga Hollywood-i/ Historia e rënies së një ylli dhe tragjeditë që e ndoqën

albnews by albnews
22 October, 2025
in Show - Biz
0
Jim Carrey, nga 20 milionë dollarë për film në zhdukje nga Hollywood-i/ Historia e rënies së një ylli dhe tragjeditë që e ndoqën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Jim Carrey, dikur një nga aktorët më të paguar dhe më të dashur në Hollywood, po përjeton prej vitesh një zhdukje të plotë nga skena e filmit.

Aktori kanadezo-amerikan, që dikur fitonte mbi 20 milionë dollarë për rol dhe ishte sinonim i komedisë me filma si ‘The Mask’, ‘Ace Ventura’ dhe ‘Dumb and Dumber’, prej kohësh ka lënë pas dritat e famës për një jetë të izoluar larg Hollywood-it.

RelatedPosts

Asgjë tjetër nuk ka funksionuar – kështu që Starmer dhe Reeves më në fund po tregojnë të vërtetën për Brexit-in

Jean Paul Sartre ishte i pari fitues i cili vullnetarisht refuzoi Çmimin Nobel në Letërsi

“Dhe dy jetë të kisha, do i shkoja deri në fund kësaj çështjeje”, Gjykata e dënoi për shpifje, Egla Ceno: Do e apeloj vendimin 

Megjithatë, Franca e ka rikthyer sërish në vëmendje, duke i akorduar një Çmim César Nderi, ekuivalenti francez i “Oscar”-it, për kontributin e tij në kinemanë botërore. Por nderimi ka hapur sërish pyetjen që shumë fansa e kanë bërë: Çfarë ndodhi me Jim Carrey?

Nga suksesi i jashtëzakonshëm tek rënia e papritur

Në vitet ’90, Jim Carrey ishte aktori më i kërkuar në botë. Çdo film i tij arrinte rekorde fitimi, dhe stili i tij unik i humorit e ktheu në ikonë të komedisë. Por pas vitit 2009, karriera e tij filloi të zbehej ndjeshëm.

Filma si ‘Dark Crimes’ (2016) dhe ‘The Bad Batch’ rezultuan dështime totale në kritikë dhe në arkë, duke e larguar Carreyn nga projektet e mëdha. Deri në serinë për fëmijë ‘Sonic the Hedgehog,’ ai nuk kishte pasur asnjë hit për më shumë se një dekadë.

Përkundër dështimeve, filmat ‘Sonic’ i sollën fitime të konsiderueshme dhe e rikthyen disi në vëmendje. Por për kritikët, kjo periudhë shënoi fundin e epokës Carrey, duke e kufizuar në role pa thellësi artistike.

Nga vila e Brentëood në izolimin e Mauit

Carrey, sot 63 vjeç, ka shitur vilën e tij luksoze në Los Angeles pas 30 vitesh për 17 milionë dollarë, shumë më pak nga çmimi fillestar prej 28.9 milionësh. Ai është zhvendosur në Maui, Haëaii, ku jeton i vetëm dhe i përkushtohet pikturës dhe jetës shpirtërore.

“Më pëlqen të jem vetëm. Ndoshta tingëllon e çuditshme për të tjerët, por unë e gjej paqen time në këtë mënyrë”, ka thënë Carrey, teksa ka pranuar se jeton i vetëm.

Skandalet që i shkatërruan imazhin publik

Rënia e Jim Carrey-t nuk lidhet vetëm me karrierën. Jeta e tij personale është shoqëruar nga drama, depresion dhe skandale.

Në vitin 2015, ish-e dashura e tij, Cathriona Ëhite, një artiste grimi irlandeze, u gjet e vdekur nga mbidoza e ilaçeve vetëm pak ditë pas ndarjes me aktorin. Në letrën e lamtumirës ajo shkruante se ishte “me zemër të thyer” pas ndarjes.

Më pas, burri i saj dhe nëna e Cathriona-s e paditën Carreyn për “dhënie të paligjshme ilaçesh” dhe për “shkaktim të vdekjes”. Aktori i mohoi akuzat, por e pranoi se ilaçet ishin të tijat.

Edhe pse paditë u hodhën poshtë në 2018, imazhi i tij pësoi goditjen më të madhe të karrierës.

Përplasjet me Hollywood-in dhe teoritë kundër vaksinave

Në të njëjtën periudhë, Carrey u bë figurë e diskutueshme për shkak të qëndrimeve të tij kundër vaksinave, që i nisi gjatë lidhjes me modelen Jenny McCarthy, e cila pretendonte se kishte “kuruar autizmin” e djalit të saj me mjete alternative, pretendim i rrëzuar nga shkenca.

Deklaratat e tij kundër vaksinimit dhe komentet politike kundër Donald Trump e kthyen në një figurë të ndarë mes publikut: dikur i dashur nga të gjithë, tani i kritikuar nga të majtët dhe të djathtët njëkohësisht.

Nga depresioni tek piktura dhe “pensionimi shpirtëror”

Carrey ka folur hapur për luftën e tij me depresionin dhe për ndjenjën e boshllëkut pas suksesit. Ish-bashkëshortja e parë, Melissa Ëomer, e kishte përshkruar si “njeriun që qesh për të fshehur dhimbjen”.

“Më pëlqen jeta ime e qetë. Më pëlqen të pikturoj dhe të punoj me shpirtin. Kam bërë mjaft. Jam i mjaftueshëm”, deklaroi aktori, ndërsa po mendonte të tërhiqej nga kinemaja.

Megjithatë, ai pranoi të rikthehet për Sonic 3, me humorin karakteristik: “E lexova skenarin dhe m’u duk sikur ishte shkruar me ar. Ndoshta engjëjt ma dërguan.

Një rikthim i mundshëm në ekran

Sipas burimeve pranë aktorit, Carrey po zhvillon disa projekte të reja, përfshirë një film të bazuar në serialin klasik “The Jetsons”, që pritet të rikthejë aktorin në qendër të vëmendjes nëse realizohet.

Por kritikët janë skeptikë: a do të mundet Carrey të kthehet në formën e dikurshme, apo koha e tij në Hollywood ka mbaruar përfundimisht?

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin

Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin

22 October, 2025
Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë

Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë

22 October, 2025
Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve

Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve

22 October, 2025
Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim

Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim

22 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result