ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 1 hour ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 1 hour ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 6 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 6 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“JO” për negociatat, Basha: Nuk shkohet në Evropë me propagandë

albnews by albnews
18 October, 2019
in Albania
0
“JO” për negociatat, Basha: Nuk shkohet në Evropë me propagandë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët në selinë blu. Ka folur lidhur me shtyrjen e negociatave të anëtarësimit në BE. 

Deklarata e Bashës: 

RelatedPosts

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

Polakët në kërkim nga policia, dhunuan Skënderbeun në Tiranë. MEPJ nuk i shpall non grata

Është e vërtetë që jo vetëm në mbledhjen ku mora pjesë në Berlin, por tash tre vjet mbizotëron një mosbesim nga vendet anëtare në raport me raportin e Komisionit Europian për Zgjerimin. Thënë më qartë, raportet e Komisionit Europian për Zgjerimin konsiderohen nga një pjesë e mirë e vendeve anëtare të zbukuruara që nuk paraqesin realitetin. Dhe këtë tha edhe Holanda, kur u shpreh se, nëse në rastin e Maqedonisë ishin dakord, në rastin e Shqipërisë, problemi i krimit, i  korrupsionit dhe i ndarjes së pushteteve i ndalonte në mënyrë absolute të merrnin një venidm për hapjen e negociatave, në kontrast të qartë me raportin e zbukuruar për herë të tretë të Komisionit Europian.  Këtë tha edhe Franca,  jo vetëm në raport me krimin dhe korrupsionin, por edhe në raport  të cilin Franca e ndjen dhe e sheh përditë, problemin e azilkërkuesve shqiptarë.

Kush nga ne shqiptarët nuk e di se çfarë problemi të tmerrshëm kemi ne në Shqipëri këto 6 vitet e fundit ?!

Kush nga ne nuk e di se është kthyer e njëjta valë emigrimi si në filim të viteve ’90?!

Dhe kush nuk e di le ta mësojë që në raport me popullsinë numri i të larguarve dhe që kërkojnë largim nga Shqipëria është më i larti në botë, viti 2019, jo ’89, as ’79, as ’93, është viti 2019 dhe Shqipëria ka sot në raport me popullsinë numrin më të madh të emigrantëve dhe azilkërkuesve në planet. Më shumë se sirianë dhe afganë në raport me popullsinë.

Këto janë të vërteta të cilat për fat të keq si shumë të vërteta të tjera që kanë të bëjnë edhe me proceset brenda vendit nuk kanë gjetur pasqyrimin e duhur në raportin e Komisionit Europian të Zgjerimit, as këtë vit, as vitin e kaluar, as para një viti. Dhe kjo e shtyu Bundestagun gjerman të ndërmerrte atë që ndërmerr gjithmonë, kur nuk i beson Komisionit, të bëjë vlerësimin e vet. E bënë edhe për Serbinë para disa vitesh, ishte Gunter Krichbaum, por presidenti i Serbisë nuk i tha deputet skutash, por mori detyrat, iu shtrua punës, plotësoi detyrat e lëna nga Bundestagu dhe hapi negociatat për Serbinë. Të njëjtën gjë bëri edhe Mali i ZI.

Kjo ka ndodhur në nëntor të 2016-ës.  Në vend që të plotësonim kushtet shtesë të Bundestagut, vazhduam të putheshim dhe përfaqafoheshim me komisonerin për zgjerimin, me Federica Mogherinin. Këta thonin “që i kemi bëra detyrat, “Plastë armiku!”, “plaçin fashistët !”. Nuk hapen negociata me propagandë.

Shumë gjëra ka arritur Edi Rama me propagandë në Shqipëri për shkak të standardit tonë të ulët europian si shoqëri, por në Europë nuk shkohet me propagandë. Në Europë shkohet më të vërteta, të kontrolluara dhe aty ku ka dyshim për kontrollin e parë, kontrollohet edhe një herë tjetër. Dhe kjo ndodhi.

Bundestagu ngriti mekanizmin e kontrollit tëe gjendjes reale në Shqipeëri. Dhe e njeh gjendjen reale më mirë se çdokush tjetër në plane, siç u detyrua ta pranojë z.Rama në parlament para dy javësh,

Bundestagu po kështu propozoi një mekanizëm, i cili, po ashtu sikurse e ka propozuar dhe mund ta propozojë edhe Komisioni i ri, shpresoj që sëmundja e zbukurimit të raporteve të mos bartet nga komisioni Juncker tek komisioni i ri dhe kam besim se nuk do të bartet, sepse ky është një alarm edhe për Komisionin e ardhshëm Europian., prapë se prapë nuk ia lanë në dorë rastësisë, Bundestagu ka mekanizmin e vet të verifikimit:

1.    Janë gjërat në Shqipëri ashtu si duhet të jenë për të hapur negociatat apo jo?!

2.    Po ecet vërtetë përpara apo jo?! Po bëhen zgjedhje apo po vidhen zgjedhjet?

3.    Po dënohen baballarët që kanë ndërtuar shtëpitë e po shijnë e po ngrijnë Tom Doshët e Vangjush Dakot me shokë apo e kundërta?

4.    A ka ndonjë politikan të dënuar për korrupsion apo nga këta që janë kapur me drogë që kanë shkuar një ditë në burg kur qytetarët shqiptarë plasën burgjeve për 30 mijë lekë faturë të papaguar energjie?/OraNews/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result