Jo vetëm abuzim me tenderat, kryebashkiaku i Rrogozhinës nën hetim për korrupsion në zgjedhje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, veç hetimeve nga SPAK për tërmetin, është nën akuzë edhe për korrupsion në zgjedhje.

Me shumë mundësi, bëjnë me dije burimet e Anila Hoxhës, sot kryebashkiakut i është komunikuar akuza dhe hetimi ka lidhje me fakte të bëra publike nga një qytetare ku SPAK-u disponon materialin e kërcënimit të qytetares gjatë zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë.

Për këtë akuzë, Memolla po hetohet nga prokurori Edvin Kondili. I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha, Memolla nuk dha asnjë koment për çfarë u pyet në SPAK.

Top Channel raportoi ekskluzivisht dy ditë më parë se kryebashkiaku i Rrogozhinës është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion. Anila Hoxha tha se Memolla po hetohet pas denoncimeve se ka abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.

Marrë nga Top Channel

Share This Article