Jo vetëm Inter, pas Gravenberch janë dhe “të kuqtë” e Liverpool

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Transferimet e Alexis Mac Allister e Dominik Szoboszlai në radhët e “të kuqve” të Liverpool, duket se nuk kanë të fundit për mesfushën e “të kuqve”, të cilët tashmë i janë rikthyer një “fiksimi” të vjetër të kësaj merkatoje vere.

Sipas mediave gjermane dhe atyre angleze, drejtuesi e “të kuqve” kanë komunikuar tashmë me babain mesfushorit të Bayern Munich, Ryan Gravenberch, i cili është njëkohësisht dhe agjenti i tij, teksa kanë rënë dakort për një pagë “faraonike” për moshën e “tulipanit”, plot 226 mijë euro në muaj.

Megjithatë, edhe pse Liverpool ka darkodësinë e lojtarit dhe të babait, sërish problem do të jetë çmimi që Bayern do t’i vendosin hollandezit, me drejtuesit e anglezve që shpresojnë të jetë e barabartë ose e përafërt me atë që “bavarezët” e blenë kartonin e 20-vjeçarit nga Ajax, vetëm 18.5 milionë euro.

Share This Article