Jo vetëm lufta, sëmundjet kërcënimi më i ri për Mariupolin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zyrtar i lartë lokal në Mariupol bën me dije se orët e fundit trupat ruse kanë nisur të vendosur qytetin në karantinë dhe kjo jo për shkak të luftës.

Sipas Petro Andryushchenko deklaron se qyteti është vendosur në karantinë  pasi ekziston mundësia për përhapjen e kolerës.

Zyrtari tregon se fjala “kolerë” tashmë është dëgjuar herë pas herë të përmendet nga pushtuesit dhe mbështetësit e tyre në Mariupol. Megjithatë këto lajme ende nuk konfirmohen.

Mariupoli për javë të tëra u bë fushëbeteja kryesore mes trupave ruse dhe atyre ukrainase. Qyteti port ra në duart e pushtuesve vetëm në mesin e muajit maj, pas dorëzimit të Azovstalit.

Andryushchenko tregon se situata në qytet sa vjen e përkeqësohet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe ushqimeve.

Share This Article