Jo vetëm viroza! COVID-19 ende në qarkullim, jo agresiv, por ka pacientë në spital

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koronavirusi nuk është zhdukur. Ai është në qarkullim me virozat e tjera të stinës. Mjekët konstatojnë infektime nga COVID-19 edhe këtë periudhë dhe thuajse tek të gjitha grupmoshat, nuk janë shifra alarmante dhe as në forma agresive.

Simptomat e koronavirusit ngatërrohen me ftohjen në verë apo virozat e tjera. Mirëpo te disa pacientë kryesisht fëmijë, ai ka shkaktuar rëndim të shëndetit dhe nevojë për shtrim në spital.

Vetëm javën e fundit, 7 fëmijë ishin  pacientë COVID në pediatrinë infektive. Me uljen e temperaturave ka rënë edhe fluksi i urgjencave dhe vizitave edhe në Pediatrinë e QSUT. Mirëpo, freskimi i motit ka sjellë probleme tipike që lidhen kryesisht me rrugët e frymëmarrjes.

Shefja e shërbimit të pediatrisë infektive, Gjerogjina Kuli u bën thirrje prindërve të jenë të kujdesshëm këtë periudhë, si për problemet që vijnë nga luhatjet e motit, mbivendosjet e virozave të ndryshme, por edhe shqetësime të tjera gjatë pushimeve.

Sipas Kulit, në çdo rast, prindi duhet të mbajë kontakt me mjekun e familjes.

Share This Article