Joe Biden: 100 dollarë kush vaksinohet ose rikthehen masat për të pavaksinuarit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Miliona punëtorë federalë në SHBA do t’iu kërkohet të verifikojnë se janë vaksinuar kundër coronavirusit ose përndryshe përballen me vendosjen e detyrueshme të maskës, testimin javor, distancimin dhe rregulla të tjera të reja, njoftoi të enjten administrata e presidentit amerikan, Joe Biden.

Udhëzimet e reja të rrepta kanë për qëllim rritjen e normave të ngadalta të vaksinimit në mesin e 4 milionë amerikanëve që tërheqin pagesat federale dhe për të vendosur një shembull për punëdhënësit privatë në të gjithë vendin.

“Është një pandemi e re e të pavaksinuarve”, tha presidenti Joe Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë. Pastaj e përsëriti me emocion se “Njerëzit po vdesin edhe pse nuk kanë arsye të vdesin”.

Administrata po inkurajon bizneset të ndjekin shembullin e saj në nxitjen e vaksinimeve duke vendosur barrë për të pavaksinuarit.

Biden u ka bërë thirrje qeverive shtetërore dhe vendore “që të përdorin fondet e siguruara nga paketa e ndihmës kundër coronavirusit për të stimuluar vaksinimet duke ofruar 100 dollarë për individët që marrin vaksinën”. Ai ka njoftuar se bizneset e vogla dhe të mesme do të marrin rimbursime nëse u ofrojnë punonjësve pushim për të vaksinuar anëtarët e familjes.

Theksojmë se kryetari i qytetit të New Yorkut, Bill de Blasio, ka ndjekur tashmë këshillat e departamentit të thesarit, duke njoftuar dje se kushdo që shkon në një vend vaksinimi të drejtuar nga qyteti për dozën e parë të vaksinës do të marrë 100 dollarë duke filluar nga e premtja.

Ndryshe, deri më tani rreth 57.7 për qind (rreth 190 milionë) banorë e ka marrë së paku një dozë të vaksinës ndërsa rreth 50 për qind (164 milionë) janë vaksinuar plotësisht. 

Share This Article