Joe Biden 8 për qind më shumë përkrahje se Donald Trump

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas sondazhit të realizuar nga agjencia “Reuters” dhe “Ipsos”, kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, ka epërsi të konsiderueshme ndaj presidentit të tanishëm dhe rivalit të tij, Donald Trump.

Në bazë të rezultatit të këtij sondazhi, të realizuar nga 15 deri më 21 korrik, Joe Biden e gëzon përkrahjen e 46 për qind të votuesve të regjistruar, ndërsa Donald Trump e ka përkrahjen e vetëm 38 për qind të tyre, shkruan “CNN”.

Pjesa tjetër apo 16 për qind janë ende të pavendosur, planifikojnë të përkrahin një kandidat tjetër ose mund të mos votojnë fare.

Fushata e të dy kandidatëve për një kohë të madhe është përqendruar te votuesit e pavendosur, të cilët mund t’i ndryshojnë qëndrimet dhe mund të ndikojnë në rezultat.

Sipas të dhënave të sondazhit, 61 për qind e votuesve të pavendosur thanë se do ta përkrahnin kandidatin Joe Biden, ndërsa 39 për qind e tyre do ta mbështesnin Donald Trumpin.

72 për qind e votuesve të pavendosur thanë se nuk janë të kënaqur me performancën e presidentit të tanishëm dhe se vendi është duke ecur në rrugën e gabuar. 62 për qind thanë se ekonomia është gjithashtu në drejtim të gabuar.

Share This Article