Joe Biden mbërrin në Londër për funeralin e Mbretëreshës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Londër përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II të hënën.

Biden është në mesin e rreth 500 krerëve të shteteve dhe personaliteteve të huaja që mblidhen në Londër, në takim të liderëve botërorë që nuk është parë për dekada.

Nga Shtëpia e Bardhë sqaruan se vetëm Biden është ftuar dhe jo ish-presidentët e tjerë amerikanë.

Kryeministrat e Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re ndodhen tashmë në Mbretërinë e Bashkuar.

Polemika rrethon disa nga të ftuarit, si Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman. Ftesa për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës ka shkaktuar një stuhi protestash nga aktivistët e të drejtave të njeriut. Një raport i deklasifikuar i CIA-s arriti në përfundimin se princi i kurorës kishte autorizuar vrasjen dhe copëtimin e gazetarit saudit Jamal Khashoggi brenda Konsullatës Saudite në Stamboll në vitin 2018.

Në funeralin e Mbretëreshës marrin pjesë kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, kryeministri i Australisë Anthony Albanese dhe kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, liderë të tjerë të Commonwealth që pritet të marrin pjesë përfshijnë kryeministrin e Bangladeshit Sheikh Hasina dhe presidentin e Sri Lankës Ranil Wickremesinghe. India do të përfaqësohet nga Presidenti Droupadi Murmu.

Presidenti francez Emmanuel Macron, Taoiseach irlandez Micheal Martin, presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier dhe presidenti italian Sergio Mattarella janë ndër liderët e tjerë botërorë që pritet të marrin pjesë.

Të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Evropa.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator. Ajo mbretëroi për 70 vjet, duke u bërë monarkja britanike që ka qëndruar më së gjati në fron.

Share This Article