Joe Biden është tërhequr nga gara presidenciale.
Presidenti amerikan ka njoftuar se nuk do të kërkojë një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
81-vjeçari është shprehur: “Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që t’ju shërbeja si President. Edhe pse kisha ndërmend që të kërkoja një tjetër mandat, mendoj se është në të mirën e partisë sime dhe vendit tim që unë të tërhiqem dhe të përqendrohem vetëm në përmbushjen e detyrimeve të mia si President deri në fund të mandatit aktual”.