Joe Biden tha se do të mbajë maskë në publik, një kontrast i ri ky me Presidentin
Donald Trump. Të dielën, ish nënkryetari dhe kandidati aktual presidencial
demokrat theksoi në mënyrë të përsëritur frazën: “Ndiqni shkencën”.
“Është e rëndësishme të ndiqni shkencën. Dëgjoni ekspertët. Bëni ato që do t’ju
thonë” tha ai në emisionin “Këtë javë” të ABC News. (Burimi ABC News)




