Joe Bideni dënon sulmet raciste kundër njerëzve aziatikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar nga amerikanët që të flasin kundër urrejtjes duke thënë se “heshtja jonë është bashkëpunim” përballë akteve raciste.

Bideni e ka bërë këtë deklaratë gjatë një vizite në Georgia ku është takuar me liderë azio-amerikanë, pak ditë pas sulmit në Atlanta ku mbetën të vrara 6 gra aziatike në tri qendra të masazheve.

Megjithëse policia nuk e ka quajtur garën motivin e sulmit, ajo erdhi mes një rritjeje të dhunës anti-aziatike.

“Krimet me motive urryese ndaj njerëzve aziatikë janë rritur gjatë pandemisë me koronavirus dhe racizmi ka qenë një helm i shëmtuar që prej kohësh e përndjek dhe e mundon kombin tone”, është shprehur presidenti Biden.

Share This Article