Joe Bideni pritet ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Teksas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të shpallë gjendje e jashtëzakonshme në Teksas.

Ai pritet të qartësojë rrugën për shpenzim të më shumë fondeve federale në përpjekjet për ndihmë.

Energjia elektrike po rikthehet dalëngadalë në këtë shtet derisa edhe temperaturat kanë filluar të rriten, por rreth 13 milionë njerëz janë duke u përballur ende me vështirësi në sigurimin e ujit të pastër, shkruan BBC.

Biden ka theksuar se do ta vizitojë Teksasin nëse prezenca e tij nuk është barrë në përpjeket për të ndihmuar zonën e prekur nga stuhia dimërore.

Deri më tani janë evidentuar 60 vdekje si pasojë e stuhisë së madhe në të gjithë territorin e SHBA-së.

Share This Article