Legjenda e Chelseat, John Terry , ka zbuluar se një ish-lojtar e kapi për fyti kur ishte i ri pasi kishte shpenzuar bonusin e tij për një makinë të re.
Legjenda angleze kaloi mbi 20 vjet në Stamford Bridge dhe kaloi përmes sistemit të akademisë së klubit, duke bërë debutimin e tij si adoleshent në vitin 1998.
Ai do të bënte paraqitjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve një vit më vonë dhe vendosi ta trajtonte veten me një makinë të re. Kjo nuk shkoi mirë me Dennis Wise, i cili ishte kapiten në atë kohë, dhe ai kërkoi që i riu që ta shiste.
Terry shpjegoi në “The Footballers Guide to Football” podcast : “Ai ishte kapiten i klubit në atë kohë”.
“Më kujtohet se isha në ekipin e parë dhe mora një bonus në Ligën e Kampionëve dhe dola jashtë dhe bleva një makinë me bonusin që kisha”.
“Unë isha 19 vjeç në atë kohë. Hyra me makinën time dhe Wisey më kapi për fyti në korridor para të gjithëve: ‘Kush mendon se je? Shko dhe shite atë makinë’”.
“Kështu që ai më bëri të shkoja dhe të ktheja makinën, me të cilën humba para, më mori afër vetës dhe më ndihmoi të gjeja një shtëpi, të blija një shtëpi, kështu që ishte këshilla më e mirë”, ka shtuar më tej Terry.
Wise ishte një profesionist dhe bëri emër si pjesë e ‘Crazy Gang’ të Wimbledon në vitet ’80-ta.
Ai iu bashkua Chelseat në vitin 1990 dhe kaloi 11 vjet në klub, duke u bërë kapiteni i tyre më i suksesshëm në atë kohë.
Wise fitoi dy FA Cup, Kupën e Ligës dhe Superkupën e UEFA-s përpara se të transferohej në Leicester City në vitin 2001.
Ironikisht, Terry e pasoi Wisen si kapiten më i suksesshëm i Bluve në vitet në vijim.