Johnny Depp humb betejën ligjore me The Sun

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori hollivudian, Johnny Depp humbi betejën e tij ligjore me “The Sun”, të cilin e hodhi në gjyq pasi tabloidin britanik e përshkroi atë si një “dhunues i ish-bashkëshortes Amber Heard”.

Një gjykatë në Londër vendosi të mos pranojë kërkesë e yllit të Pirateve të Karaibeve për kompensim për dëmtimin e reputacionit të tij, në një prej gjyqeve më të famshme të shekullit për shpifje.

Vendimi i shumëpritur u botua në internet në 10 të hënën, më shumë se tre muaj pasi seanca e gjykatës së lartë përfundoi në fund të korrikut.

Depp, 57 vjeç, paditi botuesin e Sun, News Group Newspapers (NGN) dhe redaktorin ekzekutiv të tij, Dan Wootton, mbi një artikull të botuar ku ai përshkruhej si “dhunues i ish-bashkëshortes Amber Heard”.

Menjëherë pas vendimit, NGN lëshoi një deklaratë ku thuhej: “The Sun ka bërë fushatë për viktimat e abuzimit në familje për mbi 20 vjet. Viktimat e abuzimit në familje nuk duhet të heshtin kurrë dhe ne falënderojmë gjyqtarin për shqyrtimin e tij të kujdesshëm dhe falënderojmë Amber Heard për guximin e saj në dhënien e provave në gjykatë.”

Avokatja e aktores, Elaine Charlson Bredehoft, u shpreh: “Ky vendim dhe gjykim nuk janë befasi. Ne jemi të përkushtuar për të fituar drejtësinë për Amber Heard në gjykatën e SHBA dhe për të mbrojtur të drejtën e Heard për fjalën e lirë.”

Share This Article