Johnson: Asnjë kryeministër nuk do të duhej t’i pranonte kushtet e BE-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i qeverisë britanike, Boris Johnson, ka thënë se asnjë kryeministër nuk do të kishte të drejtë t’i pranonte kushtet tregtare të ofruar nga Bashkimi Evropian. Këtë deklaratë ai e bëri para se të nisej në Bruksel për zhvillimin e bisedimeve të reja.

I pyetur nga një anëtar i Partisë Konservatore në Dhomën e Ulët për mundësitë e marrëveshjes, Johnson tha: “Miqtë tanë në BE tash për tash janë duke këmbëngulur se nëse miratojnë një loigj të ri në të ardhmen të cilit ne nuk do t’i përmbaheshim, atëherë ata e duan të drejtën automatike për të na ndëshkuar apo për t’u hakmarrë.”

“Së dyti, ata po thonë se Britania duhet të jetë shteti i vetëm në botë që të mos e ketë kontrollin në ujërat e veta të peshkimit. Unë nuk besoj që këto janë kushte që një kryeministër i këtij vendi duhet t’i pranojë”, shtoi politikani i Partisë Konservatore.

I sfiduar nga lideri i partisë opozitare, kryetari i Partisë Laburiste, Keir Starmer, për rrezikun e mungesës së marrëveshjes nga 1 janari, kryeministri britanik pretendoi se Mbretëria e Bashkuara do të ishte magnet për investimet e jashtme, pavarësisht rezultatit, shkruan The Guardian.

“Do të ketë vende pune që do të krijohen në këtë shtet, në mbarë vendin, jo vetëm pavarësisht Brexit-it, por për shkak të Brexit-it. Vërtet, ky vend do të bëhet magnet për investimet e jashtme, vërtet tashmë është dhe do të mbetet i tillë”, tha Johnson para deputetëve.

Share This Article