Johnson betohet se do t’i mbrojë diplomatët britanikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati për kryeministër të Britanisë, Boris Johnson, është betuar se do t’ia mbajë anën diplomatëve të Britanisë së Madhe kudo që janë në botë. Ky koment erdhi pas dorëheqjes së ambasadorit britanik në Uashington.

Ambasadori britanik Kim Dorrach, kishte dhënë kritika të mëdha ndaj administratës së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në letrat sekrete të cilat ia kishte dërguar qeverisë në Londër. E këto telegrame, ishin zbuluar nga disa media të cilat më pas edhe i publikuan.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili e kishte ofenduar ambasadorin dhe kryeministren May. E këto komente u konsideruan të papranueshme nga një president i një shteti mik.

Kandidati tjetër për kryeministër Jeremy Hunt, ishte i pari që reagoi. Ai tha se nëse zgjidhet kryeministër, Darrech do të qëndrojë si ambasadori i Britanisë në SHBA.

Johnson priti pak kohë që të reagojë, por me sa duket ai ka pritur që ambasadori të japë dorëheqje, e më pas të i dal në mbrojtje, raporton Reuters.

Share This Article