Johnson: Brexit një mundësi e rëndësishme ekonomike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson u shpreh sot se Brexit ishte një mundësi e mirë ekonomike.

Gjatë prezantimit të prioriteteve të tij, Johnson theksoi investime në rajonet që votuan pro largimit nga Bashkimi Evropian.

“Largimi nga Bashkimi Evropian është një mundësi e mirë ekonomike për të bërë gjërat që nuk na janë lejuar më parë, për dekada me radhë”, deklaroi Boris Johnson, gjatë prezantimit në Mançester të prioriteteve të tij në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe infrastrukturës.

Ai pohoi gjithashtu se Brexit ishte trajtuar nga Theresa May, kryeministrja e mëparshme, si një fenomen që do të stimulonte një klimë aspak të favorshme në aspektin ekonomik.

Në krye të qeverisë që prej kësaj të mërkure, Boris Johnson premtoi sot investime të reja në rajonet që votuan pro largimit nga Bashkimi Evropian në referendumin e 2016. Ai siguroi se do të intensifikonte negociatat për marrëveshjet tregtare post-Brexit dhe ngritjen e zonave portuale pa taksa doganore për të nxitur ekonominë./ATSH/

Share This Article