Britania e Madhe është e gatshme për çdo epilog nga negociatat për Bregzit me Bashkimin Evropian, deklaroi sot kryeministri britanik, Boris Xhonson.
“Jemi të gatshëm për të gjitha mundësitë. Do të kalojmë përmes kësaj. Absolutisht është me rëndësi që partnerët tanë të kuptojnë se Britania e Madhe do ta bëjë atë që duhet, nëse duhet të kemi zgjidhje në stilin australian. Atëherë kjo është ajo që do ta arrijmë dhe do të bëjmë përparim të fuqishëm në një apo drejtim tjetër”, tha Xhonson.
Sipas tij, nëse BE-ja është e mençur, do t’i japë Britanisë së Madhe zgjidhje në stilin kanadez, që e kërkon.