Johnson: Dalim nga BE më 31 tetor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania do të largohet nga BE më 31 tetor, deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson në New York.

Gjatë një takimi me kryeministrin irlandez Leo Varadkar gjatë punimeve të Asamblesë së 74-t të OKB, kryeministri britanik Boris Johnson përsëriti se Londra do të largohet nga BE-ja më 31 tetor dhe se ishte optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të pranueshme nga të dyja palët përmes negociatave.

“Kryeministri theksoi mbështetjen e tij të fortë për marrëveshjen e Belfastit dhe shtoi se kurrë nuk do të vendosë kontrolle në kufi”, tha një zëdhënës i Downing Street.

‘’Johnson dhe Varadkar ranë dakord për rëndësinë e garantimit të paqes, sigurisë dhe prosperitetit të Irlandës se Veriut’’, shtoi zëdhënësi.

Share This Article